Edicioni Pilot

Zgjedhjet Parlamentare 2025

Krahaso bindjet e tua me subjektet politike

Votometri ju ndihmon të krahasoni bindjet tuaja me qëndrimet e subjekteve politike. Përgjigjuni 26 pohimeve dhe shihni sa përputhen pikëpamjet tuaja me qëndrimet e subjekteve që garuan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Ky është edicioni pilot i Votometrit, i krijuar për të testuar dhe përmirësuar metodologjinë, pyetësorin dhe përvojën e përdorimit. Në këtë fazë, subjektet politike janë ende duke u njohur me mjetin dhe metodologjinë e tij, ndaj ky edicion nuk ka përfshirë ende një proces të plotë konsultimi me partitë politike. Qëndrimet e paraqitura bazohen në analizën e programeve të tyre zgjedhore të vitit 2025.

Për secilin pohim zgjidhni nëse pajtoheni, jeni neutral ose nuk pajtoheni. Nëse nuk dëshironi të përgjigjeni, mund ta kaloni pohimin. Në fund mund të shënoni deri në 5 pohime si më të rëndësishme për ju; ato do të kenë peshë të dyfishtë në rezultat.